LAJMI I FUNDIT:

Dul Rrena i nderuar nga Partia

Dul Rrena i nderuar nga Partia
At Zef Pllumi

Nga: Zef Pllumi (pjesë nga Rrno vetëm për me tregue)

– Zef, a e din ti se shka kam punue un?

– Jo.

– Un ishem bazhdar. Bazhdar që peshojshem në treg me kandar. Un e kam rrenën profesion, sepse sikur mos të rrejeshem me kandar un do të delshem filuzë. Shikjo më tha; Unë ishem një njeri i përbuzun prej gjithkuj;  dikush më thirrte Dul Qorri e dikush Dul Rrena. Ndërsa Partia sot më ka bâ njeri të nderuem. Më sheh?!  I veshun e i mbathun si krajl, ha e pi shka më do qejfi. E atëherë si mos punoj për Partinë?