Princi Harry është shfaqur tejet emocional teksa e ka parë për herë të parë në fustan të bardhë Meghan Markle.

Dhëndrri 33 vjeçar qëndroi në altar në Windsor teksa buzëqeshi në momentin kur nusja ecte në drejtim të tij.


GettyImages 960057250 Vetura e cila barti nusen mbretërore drejt Windsor Castle, Foto: Getty Images

Meghan arriti e shoqëruar nga dy djem të vegjël që mbanin fustanin e saj teksa ecte drejt altarit e vetmuar.

GettyImages 960057454 Me një fustan sa spektakolar, aq edhe të thjesht, Meghan e bëri diferencën. Foto: Getty Images

Ajo është shfaqur me një fustan të thjeshtë, me mëngë të gjata ngjyrë të bardhë dhe me një vellë që mbuloi fytyrën e saj.

Meghan arriti në kishë për martesën e saj me Princin Harry me një fustan spektakolar të realizuar nga disenjatorja Claire Waight Keller.

GettyImages 960056956 Ajo përshëndeti të pranishmit në momentin e arritjes, Foto: Getty Images

Nusja 36 vjeçare për herë të parë u shfaq për milionë ndjekës anë e kënd botës teksa zbriti nga makina para Windsor Castle.

GettyImages 960057238 Dy djem të vegjël të koordinuar mbanin fustanin e jashtëzakonshëm të nuses Foto: Getty Images

Ajo qeshi dhe përshëndeti adhuruesit e pranishëm në ceremoninë më të rëndësishme të saj. Mbrëmjen e fundit si e pa martuar ajo qëndroi 10 milja larg vendit ku po mbahet ceremonia.

GettyImages 960057148 Fantastike, Foto: Getty Images

Mbrëmja do të mbyllet me një pritje për mysafirët dhe çiftin në St. Georges Hall.

GettyImages 960055998 Momenti i madh, Foto: Getty Images

Meghan dhe Harry u takuan kohë më parë dhe konfirmuan fejesën e tyre në mesin e shumë polemikave pasi ish aktorja përpos që është më e moshuar se Harry, kishte qenë më parë edhe pjesë aktive e shoubizit. /Telegrafi/