LAJMI I FUNDIT:

Duken si imazhe normale, por brenda secilës prej tyre ka nga një element që nuk shkon (Foto)

Duken si imazhe normale, por brenda secilës prej tyre ka nga një element që nuk shkon (Foto)

Po që se mendoni se keni shikim të mprehtë dhe mund të shihni edhe detajet më të vogla, atëherë këto fotografi mund t’ju vënë në test.

Imazhet që janë përmbledhur më poshtë, tregojnë disa prej skenave që duken normale, por brenda tyre ka elemente që nuk shkojnë dhe dëmtojnë kuadrin e përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Në njërën prej tyre shihen një çift i lumtur që pozojnë të buzëqeshur, por refleksioni në pasqyrë tregon diçka tjetër.

Shitësi i lokalit shfaqet në koncentrim të thellë, por duket se ka të bëjë me personin me të cilin po kontakton, në telefonin që e ka vënë në turban.

Prej maces që luan fshehtas, tatuazhit të shkruar gabim, deri te grupi i të moshuarve me kapela të çuditshme, janë disa prej rasteve që mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/