LAJMI I FUNDIT:

Dukej se ishin të gatshme, lansimi i BMW M3 dhe M4 do të vonohet

Dukej se ishin të gatshme, lansimi i BMW M3 dhe M4 do të vonohet

Pritej që të lansoheshin shumë shpejtë, pasi dukej se ishin të gatshme, por duket se do vonojnë më shuëm se që mendohej

Javën e kaluar, i kemi parë fotografitë, që i shfaqnin modelet BMW M3 dhe M4 Series Coupe, që dukej se janë gati për prodhim, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, derisa konfirmohet se janë pikërisht këto modele, lansimi i tyre do të vonohet dhe nuk do të arrijnë shpejtë ashtu siç pritej.

“Kjo fotografi nuk ka rrjedhur me qëllim, ndërsa është versioni i para prodhimit”, ka thënë presidenti i BMW M, Marcus Flasch duke folur për imazhin ku shfaqej pjesa pasme e M3.

Sipas tij, kjo makinë do të prezantohet zyrtarisht gjatë vitit që vjen, kur edhe do të lansohet si një model i vitit 2021.

Njëjtë ndodhë edhe me BMW M4 Series Coupe, që është fotografuar në një garazh, ndërsa shihej se kishte një grill masiv.

Brenda M3 dhe M4, do të jetë motori i njëjtë me 3.0 litra që do të prodhojë 3.0 litra, që do të prodhojë 473 kuaj fuqi. /Telegrafi/