LAJMI I FUNDIT:

Duke lëvizur – nga bamirësia, në dinjitet

Duke lëvizur – nga bamirësia, në dinjitet

Me lejoni ta nis këtë artikull me një citat të Shulamith Koenigut – themeluese e Lëvizjes së Njerëzve për Mësimin e të Drejtave të Njeriut dhe nismëtare e Projektit të Qytetit për të Drejtat e Njeriut – e cila ka thënë: “Nga skllavërimi në liri… kurrë më nuk do ta këmbejmë barazinë tonë me mbijetesë”.

Liria shkon bashkë me përgjegjësinë. Nëse dëshirojmë të jemi të lirë, duhet pranuar përgjegjësinë. Liria nënkupton barazinë dhe paqen. Në Kosovë kemi paqe për të cilën u përkujdes populli i Kosovës, miqtë në Evropë dhe në ShBA. Paqen në Kosovë e konsiderojmë të brishtë, të ndjeshme, jo të qëndrueshme… Paqja dhe siguria varen nga edukimi. Këtu nënkuptohet edukimi i lidershipit, i rinisë, i punëtorëve etj. Po shërbehem me një citat të vjetër që thotë: “Nuk do të ketë paqe në vend, derisa atë e udhëheqin të paditurit ose përderisa ata që udhëheqin të mos bëhen të ditur”!


Edukimi na ndihmon t’i ndryshojmë qëndrimet e kaluara. Për më tepër, jemi të bindur se Mësimi për të Drejtat e Njeriut (MDNj) do të ndihmojë që Evropa Juglindore si tërësi, dhe Kosova në veçanti, të shndërrohen në hapësira të sigurta për të jetuar. MDNj ka përgatitur versionin e shkurtër të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNj). Gjerë në fund të vitit, MDNj dhe partnerët e saj do të shtypin dhe distribuojnë mbi një miliard kopje në mbarë botën. Në Kosovë, Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut (QKDNj) ka përkthyer e përshtatur DUDNj-në në gjuhën shqipe dhe 10 mijë kopje janë shtypur (gjerë në fund të vitit do të shpërndahen 100 mijë kopje). Do të përkujdesemi që çdo nxënës, punëtor apo pensionist… ta pranojë nga një kopje të tillë. Me rëndësi është që çdo qenie njerëzore të mësojë dhe të kuptojë që është pronar i të drejtave të njeriut. Kështu, secili njeri do të përkujdeset për vetveten dhe të mbrojë të drejtat e veta sa herë ato cenohen.

Ky shekull shënon kalimin e të menduarit nga ai institucional tek të menduarit në rrjet. Të menduarit institucional dhe ai në rrjet, dallojnë. Të menduarit institucional është i mbyllur, selektiv dhe i kontrolluar, derisa ai në rrjet është i hapur, i zakonshëm dhe përkrahës. Kjo do të thotë se edukimi dhe integrimi në rrjet është i nevojshëm për Kosovën. Për të gjeneruar ide të reja inovative,, kërkohet kontribut nga njerëzit me bindje të ndryshme (diversitet mendimesh). Nëse rrethi shoqëror mbetet i vogël ose nëse çdokush në rreth nisë të mendojë në mënyrë të njëjtë, ndalojmë gjenerimin e ideve të reja, ndalemi nga integrimi në rrjet dhe harrojmë gjerat elementare të rëndësishme dhe domethënëse për vendin, për komunitetin, për familjen dhe për veten tonë.  Andaj, për të mundësuar pjesëmarrjen sa ma të gjerë dhe të llojllojshme, dhe për të përmirësuar pozitën konkurruese të institucionit dhe ngritjen e nivelit të diturisë, krijimi i vlerave nënkupton ndryshimin e qëndrimit nga ruajtja e dijes vetanake tek fuqizimi i bashkëpunimit brenda dhe jashtë kufijve institucionalë.

Edukimi është nocion i gjerë, ndaj sot para jush do të fokusohem më shumë në MDNj-në dhe konceptin e ri për paqe në komunitet.

Qyteti për të Drejtat e Njeriut do të jetë lëvizja dhe arritja më e madhe në histori, me qëllim që çdo grua, burrë, nxënës, punëtor, pensionist, i ri apo fëmijë, të mësojë dhe të përvetësojë realizimin e të drejtave të njeriut si mënyrë e jetesës. Duke i njohur dhe përvetësuar kështu të drejtat e njeriut, njerëzit participojne të barabartë në vendimet të cilat e përkufizojnë jetën dhe ndihmojnë ndërtimin e një komuniteti të vyeshëm, duke forcuar familjen dhe duke shpëtuar veten nga varfëria e injoranca. Nuk mund të ndërtojmë demokraci të vërtetë dhe nuk mund të sfidojmë status quo-në pa njohuritë themelore për të drejtat e njeriut, njohuri të cilat do të mundësojnë që çdo qenie njerëzore të ndihet e lirë dhe me dinjitet në bashkësi me të tjerët.

Për transformim social dhe ekonomik të të gjitha niveleve të shoqërisë dhe për të tejkaluar dezintegrimin social dhe ekonomik në mbarë botën, duhet të promovojmë, organizojmë dhe implementojmë mësimin për të drejtat e njeriut, në të gjitha nivelet e shoqërisë. Nuk kemi opsion tjetër: të drejtat e njeriut janë si muret e lumit nëpër të cilin jeta rrjedh lirshëm dhe, kur rrezikohemi nga vërshimi, dituria për të drejtat e njeriut i ndihmon njerëzit për të forcuar muret e lumit dhe për t’u mbrojtur nga dëmet.

Në botë, MDNj-ja ka shpallur disa qytete për të Drejtat të Njeriut, si: Rosario (Argjentinë), Nagpuri (Indi), Aleksandria (Egjipt), Graci (Austri), Edmondoni (Kanada), Uashingtoni (ShBA), Mogdali (Afrika e Jugut), Porto Alegre (Brazil), Bihaqi (Bosnje dhe Hercegovinë)…

Do të ishte mirë që ne kosovarët të shpallim një klasë, shkollë apo qytet për të drejtat e njeriut. Për më tepër, shpallja e vendit tonë për shtet për të drejtat e njeriut do të nënkuptonte që Kosova bëhet shteti i parë i tillë në botë. Shpresoj ky propozim do të has në përkrahje të gjerë. Ne jemi të gatshëm të përkrahim këtë iniciativë dhe Kosovën në rrugën e saj demokratike.

(Për të mësuar më tepër për qytetin për të drejtat e njeriut, klikoni këtu: www.pdhre.org)

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori