LAJMI I FUNDIT:

Duka: Me Ramën jemi miq

Duka: Me Ramën jemi miq

Kryetari i Partisë Agrare Ambentaliste, Agron Duka i ka fshirë dyshimet. Kryeministrin Rama shprehet se e ka mik, por në zgjedhet e vitit 2017 ne koalicion do të vazhdojë të jetë me Partinë Demokratike.

Agron Dukën e ftuan publikisht tu bashkohej edhe socialistët edhe demokratët, por kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste e ka bërë zgjedhjen e tij. Nuk besoj që në 2017 do të ketë ndonjë të re sa i përket aleancave të Partisë Agrare Ambjentaliste. 2017 është momenti i zgjedhjeve, kështu që në moment zgjedhjesh do të jemi në një anë me PD.


Mendjen duket se nuk ja ka ndryshuar as kryeministri Rama. Bashkë janë takuar një ditë më parë, por Duka tregon se nuk kanë biseduar për politikë.

“Ka qenë një takim rastësor. Unë kam qenë i ftuar për 65-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kam mbaruar në atë Universitet. Kryeministri natyrisht ka mbajtur fjalën përshëndetëse, rastësisht ishim shumë afër dhe e lamë të pimë një kafe”.

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste i bëri këto deklarata pas një takimi me përfaqësuesit e shoqërise civile të cilëve iu garantoi votën kundër të tij për ndryshimet ligjore që i hapin rrugë importit të mbetjeve.