LAJMI I FUNDIT:

Duhet të hani bukë, por vetëm këto tri lloje janë jashtëzakonisht të shëndetshme

Duhet të hani bukë, por vetëm këto tri lloje janë jashtëzakonisht të shëndetshme

Shmangni bukën me miell të bardhë dhe kënaqeni trupin dhe shëndetin tuaj

Për shkak të shumësisë së nutrienëve ushqyes dhe përbërësve ushqyes, të cilët janë vendimtarë për shëndetin tonë, buka është një artikull i detyrueshëm që duhet ta konsumojmë gjatë ditës.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të konsumoni bukë të shëndetshme me artikuj të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Ne ju sjellim një listë me tri lloje buke, të cilat konsiderohen ndër më të shëndetshmet.

Buka e farës së lirit

Kjo bukë është bërë kryesisht nga mielli i plotë dhe farat e lirit dhe është një nga bukët më të shëndetshme, sepse farat e lirit janë shumë ushqyese dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Ato janë një burim i shkëlqyer i acidit alfa-linolenik, një acid yndyror omega-3 që gjendet në ushqimet bimore. Farat e lirit janë gjithashtu të pasura me grimca të quajtura lignane, të cilat mund të veprojnë si antioksidantë në trupin tuaj dhe t’ju mbrojnë nga lloje të caktuara të kancerit.

Buka e brumit të thartë

Brumi i thartë merret nga një proces fermentimi i bazuar në maja dhe baktere që shfaqen natyrshëm për ta bërë brumin të bymehet. Fermentimi ndihmon në zvogëlimin e numrit të fitateve, të njohura edhe si acid fitik, të cilat lidhen me minerale të caktuara dhe zvogëlojnë absorbimin e tyre.

Bukë drithërash

Buka e tërshërës zakonisht bëhet nga një kombinim i tërshërës, miellit të grurit të plotë, majasë, ujit dhe kripës. Përveç kësaj, buka e tërshërës është një zgjedhje shumë e shëndetshme sepse tërshëra është shumë ushqyese dhe shoqërohet me një numër përfitimesh shëndetësore. Tërshëra nuk përmban gluten.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori