LAJMI I FUNDIT:

Dugolli për dialogun: Ata që japin kritika, nuk kanë njohuri ose e xhelozojnë Kurtin

Dugolli për dialogun: Ata që japin kritika, nuk kanë njohuri ose e xhelozojnë Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, zhvilluan takimin e dytë të hënën në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve, por, pa ndonjë pajtim.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, në “Debat Plus” ka thënë se evoluimi i figurave politike është një proces normal, duke iu referuar Albin Kurtit.


“Qeveritë e kaluara kanë shkaktuar mjaft dëme për Kosovën në dialog dhe tani nuk mund të presim që me një apo dy takime të ketë mrekulli nga ana e kryeministrit Kurti dhe delegacionit të Kosovës. Ata që japin kritika ose nuk kanë njohuri ose e xhelozojnë zotin Kurti për shkak të paraqitjeve të tij dinjitoze në raport me Serbinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Dugolli thotë se edhe kundërshtarët politikë jashtë kamerave televizive e pranojnë se Kurti është duke pasur paraqitje dinjitoze në përballje me Serbinë.

“Ne kemi një lider që njeh historinë e popullit të vet dhe historinë e fqinjëve. Të tjerët janë ndjerë inferior për të përmendur këto tema”.

Ish-ministri i Tregtisë thotë se Kurti ka sjellë ndryshim në procesin e dialogut, pasi sipas tij të tjerët vetëm kanë pritur propozime dhe asnjëherë nuk kanë ofruar ndonjë platformë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori