LAJMI I FUNDIT:

Dugolli e quan Rron Gjinovcin rrugaç: Student i dështuar, ka bërë 10 vjet për ta kryer fakultetin

Dugolli e quan Rron Gjinovcin rrugaç: Student i dështuar, ka bërë 10 vjet për ta kryer fakultetin

Pas ngjarjeve të sotme në Universitetin e Prishtinës, ka folur profesori Bujar Dugolli, për pengimin e së cilit sot u arrestuan dy aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha.

Profesori Dugolli, ndaj të cilit Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit në Kosovë ka ndërmarrë aksione, thotë se kreu i ORCA-s, Rron Gjinovci e ka personale me të.


“Këto janë përpjekje të tij personale për ta ndalur ndikimin që ai beson që e kam unë për t’i ndalur qëllimet e tij në universitet”, ka thënë Dugolli në T7.

Dugolli insiston se Gjinovci dhe organizata që ai e drejton kanë qëllime për të shtrirë ndikim në Universitetin e Prishtinës dhe e mendojnë ata si pengesë.

Prej kohësh, ORCA e akuzon Dugollin për plagjiator dhe kështu e ka konsideruar edhe Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik. Profesori i UP-së thotë se Gjinovci nuk është kompetent për ta vlerësuar.

Dugolli ka thënë se i ka kërkuar Senatit që për çfarëdo gabimi që mund ta ketë bërë ai, ose dikush tjetër nga stafi akademik i Universitetit të Prishtinës, janë masat e brendshme që mund të merren. Sipas tij, kjo “Nuk mund të lihet në dorën e njerëzve të rrugës të ndërmarrin veprime të tilla”.

Ai ka thënë se Gjinovci është “një student i dështuar”, që ka bërë 10 vjet për t’i kryer studimet themelore në Universitetin e Prishtinës.

Sipas Dugollit, |ORCA është “ndërmarrje e organizuar”, që bën fushatë për të cuar studentët nga universiteti publik në universitete private.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori