Lionel Messi mund të ketë fituar Këpucën e Artë, por spektakli i takoi djalit të tij.

Pesë vjeçari Thiago duket se ka një shokë të mirë te Barcelona dhe ai është Luis Suarez, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë gala të Këpucës së Artë.


captureddddd e1511562455927

Me tu futur uruguaiani në sallë, djali i Messit shkoi të përshëndes atë dhe doli që dyshja kishin një përshëndetje unike.

Pas gjithë kësaj filluan të qeshurat dhe pastaj Thiago shkoi të ulet afër nënës së tij, Antonella Roccuzzo.

captureddsaa e1511562558526

Por, nuk përfundoi me kaq, teksa ceremonia vazhdonte, Thiago dhe Suarez ngacmonin njëri-tjetrin me gjeste nga distanca dhe shaka.

Vlen të theksohet se kjo ishte hera e katër që Messi e fiton këtë çmim të rëndësishëm individual, kjo pasi shënoi 37 gola në sezonin e kaluar për Barcelonën.

sssss e1511562645854

Messi dhe Suarez janë shumë shokë të mirë, ata kalojnë edhe pushimet se bashku dhe duket se kjo është arsyeja pse djali i yllit argjentinas shkonte aq mirë me ish-sulmuesin e Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app