LAJMI I FUNDIT:

Dua të jem në politikë por jo duke “i shkelur” të tjerët!

Dua të jem në politikë por jo duke “i shkelur” të tjerët!

Ai ka hyrë në politikë si rrufeja. Brenda natës është bërë ministër i Kulturës. Edhe vetë e pranon se ka pasur lidhje të fortë te Presidenti Ibrahim Rugova. Madje krenohet se ka qenë ministër i propozuar nga Presidenti Rugova.

Prej ditës së parë kur ka marrë postin e ministrit kanë filluar skandalet e tij në media e në opinion. Por, ai nuk është frikësuar dhe nuk është ndalur. Madje më vonë është bërë simpatik për mediume.
Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ka pranuar të flasë për gjithçka.

Haraqija flet pa pardon, pa lajka, pa pardon, pa shibla…


Pse jeni kaq sharmantë në politikë, jeni për nga natyra apo doni që në këtë mënyrë t’i bini në sy opinionit?
Nuk jam sharmant, por jam i ri, jam origjinal për nga vetvetja. Është një dhunti e Zotit. Unë nuk bëj “filma” nuk kam dëshirë që të jem jashtë natyrës time. Jam ai që jam, kështu siç jam i mirë ose i keq le ta vlerësojnë të tjerët.

Në Prishtinë, ka politikanë që për herë të parë kanë hipur në aeroplan pasi janë bërë ministra

Jeni politikan nga Gjakova, Doni ta gjakovarizoni politikën e Prishtinës apo Prishtina zyrtare mendoni se ka nevojë për politikën qytetare të Gjakovës?
Po unë jam nga Gjakova, por nuk kam pretendime që ta gjakovarizoj politikën në Prishtinë. Megjithatë mendo se çdo gjë duhet të ketë një themel, një bazë mbi të cilën ndërtohet edhe karriera, edhe e ardhmja politike. Mendoj se nuk është e ndershme që brenda natës një politikan të vë për herë të parë kollare (kravatë) dhe të vozis xhip me regjistrim 00.

Dmth ka “katundarizim” në politikën e Kosovës?
Nuk thashë ashtu, se unë nuk bëj ndarje të tilla, katund qytet.

A mendon se ka raste kur disa politikanë të Kosovës, për herë të parë kanë vënë kollare pasi kanë ardhur në Prishtinë?
Po ka edhe raste të tilla. Madje ka edhe të atillë të cilët pasi kanë marrë ndonjë post në pushtet për herë të parë kanë hipur në aeroplan.

Çka i keni dhënë politikës dhe çka keni marrë prej saj?
Kam dhënë atë “kaçikun” tim aq sa kam mundur e aq sa kam ditur. E di se kurrë nuk është mjaft, por…Ndërkaq nga politika kam marrë karrierën. Kam qenë kryetar i qeverisë komunalë në Gjakovë, ministër i Kulturës në Prishtinë…Edhe ndihem shumë i nderuar që kam qenë ministër i propozuar nga i ndjeri, presidenti Ibrahim Rugova.

A keni marrë para nga politika?
Kam marrë rrogën.

Kurrgjë më shumë?
Unë nuk e di!

Nuk jam politikan servil, nuk e shtrij qafën as para gazetarëve

Edhe si ministër keni qenë “skandaloz”. Pothuaj çdo të dytën ditë keni qenë në faqe të parë të medieve. E keni për qejf të dilni në media, apo u keni dhënë rastin atyre t’ju nxjerrin në faqe të parë?
Unë nuk jam politikan që nënshtrohem lehtë. Nuk e kam “shtri qafën” as para gazetarëve. Unë politikën e kuptoj si art i të mundshmes. Unë nuk jam pjesë e asaj politike të Ballkanit ku gjithë secili mundohet t’ia bëjë njëri tjetrit gropën. Unë flas “bardh e zi” prandaj nuk kam qenë çdo herë i pranueshëm për disa mediume. Unë flas drejtpërdrejtë, nuk flas me rrotulla ose nuk e flas gjuhën “letrare shqipe”. Unë, në politikë, nuk dua të zbulojë makinën me avull, as aeroplanin, se këtë e kanë bërë shkencëtarët para meje. Unë jam i drejtpërdrejtë dhe kjo mbase u ka rënë në sy e në vesh disa mediumeve dhe prandaj më kanë “marrë nëpër gojë”.
Në fakt një pjesë e medieve një ditë më nxirrnin si hajn, tjetrën ditë si kriminel, si rrugaç etj. Unë nuk kam dashtë të bëjë reagime, sepse nuk kam dashur t’ua rris tirazhi këtij shtypi të verdhë. Unë kam vazhduar me timen…

Partia e juaj LDK përsëri nuk po arrin të rimëkëmbet. Kush po i bien mësysh LDK-së, zyrtarët e saj brenda partisë apo partitë kundërshtare?
Jo, partia jonë nuk po i përjeton ditët e këqija. Ditët më të këqija kanë qenë kur ka vdekur presidenti Ibrahim Rugova. LDK-ja është në fazën e reformave dhe këto reforma përshkohen edhe me dhembje. Në këtë kohë mbase ka edhe ndërrim vendesh e emrash. Ne i kemi humbur zgjedhjet dhe pas kësaj ne duhet të bëjmë zgjedhje brenda partisë. Unë nuk mendoj, se ne, gjoja ish-ministrat e LDK-së, po e shprehim pakënaqësinë tonë ndaj qeverisë apo njerëzve tanë në qeveri. Jo kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam lindur ministër dhe nuk do të vdes si ministër. Unë insistoj që të ndahen përgjegjësitë dhe të merret përgjegjësia për reformat në parti.
Gjithashtu unë nuk pajtohem që të jemi “degë e PDK-së” për arsye se jemi parti me traditë dhe me emër. Shihni cilat ministri i udhëheq LDK-ja e cilat PDK-ja. Për mua kjo është tmerruese.

Pse jeni kaq shumë kundër Fatmir Sejdiut e Eqrem Kryeziut?
Jo nuk jam as kundër Sejdiut, as kundër Kryeziut. Unë jam për një transparencë në parti e jo për një diktat. LDK-ja ka traditë demokratike.

Unë jam i shpejt e Sejdiu i ngadalshëm!

A është Sejdiu pengesë e reformave?
Jo. Ai nuk është pengesë, sepse edhe ai vet i ka aprovuar pikat e reformës në parti, por ai është i ngadalshëm e unë i shpejtë.

A keni kohë edhe për familjen. A nervozohet gruaja juaj kur vonoheni natën në shtëpi?
Tash kam kohë mjaft për familje se jam i papunë. Çdo ditë kujdesem për fëmijët nga 3 e 4 orë në ditë.

Si jeni njohur me bashkëshorten tuaj Zanën. A keni qenë serioz kur i keni propozuar asaj martesën?
Unë i kam filluar dy dashni përnjëherë, në LDK dhe në Zanën. Prandaj nuk mund të ndalem as nga LDK-ja, as nga Zana.

Natën e mbyll telefonin, me Bleona Qerretin jemi miq!

A ju ka thirr ndonjë zë femre në gjysmë të natës në telefon dhe si ka reaguar bashkëshortja juaj?
Zakonisht, kur shkoj në shtëpi i ndali telefonat, sepse në shtëpi dua të jem vetëm me familjen time.

Ka pas spekulime për “shoqërimin” tuaj me Bleona Qerretin?
Shihni unë si ministër i Kulturës kam qëndruar e jam takuar me njerëz të artit e të kulturës, e jo me pronarë të firmave të asfaltit. Edhe Bleonën, edhe këngëtare të tjera, i kam shoqe më të cilat jam njohur si ministër dhe kaq, asgjë më shumë.

Asgjë më shumë?
Asgjë më shumë!

Jeni relativisht i ri, edhe çka synoni në politikë?
Të jem në politikë, por jo duke shkelur mbi të tjerët.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori