Në Los Angeles të Kalofornisë po zhvillohet mbrëmja më e madhe muzikore e vitit.

”Grammy Awards” edhe sivjet do të shpërblejë me çmime artistët më të dëgjuar e më të pëlqyer të vitit.


Ndonëse në rrethana ndryshe të diktuara nga situata pandemike, “Grammy Awards 2021” prapëseprapë solli në tapetin e kuq disa prej emrave më të spikatur të tregut botëror.

Në këtë mbrëmje, nuk ka munguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

72E5E088 684F 434B A012 6570D7354BB7

Dua e cila sivjet është e nominuar për gjithsej gjashtë çmime, u paraqit në tapetin e kuq të festivalit me një paraqitje mjaft seksi.

Ajo kishte veshur një fustan rrjete, i cili vinte në pah vijën e saj trupore.

FE053412 00F1 46FA AD1C 667496D013DA

Flokët e zinj dhe të lëshuara lirshëm, bën që 25-vjeçarja të marrë një pamje edhe më atraktive para fotografëve.

Dua Lipa sivjet garon për çmimet: “Kënga e vitit”, “Albumi i vitit”, “Albumi më i mirë pop”, “Incizimi muzikor i vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop” dhe “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit pop”.

918EDBFF B1E8 47E6 8A1B FFC2EBFCF842

Në vitin 2019, Lipa u bë shqiptarja e parë në histori që fitoo dy çmime “Grammy” në atë kohë, atë për “artisten e re më të mirë” dhe “kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”. /Telegrafi/

024AE10D BE9B 4796 B4A1 7C42C22C39C2

7C8E0A2B C1A4 46DE B14F 9D9A169FD7A1

C274D096 979F 4E3F B02C DE04003BE81A

AB97DD30 CFFD 4C06 AFC4 656E5A3AE376