Dua Lipa ka arritur marrëveshjen e saj më të madhe deri më sot dhe do të bëhet fytyra e re e Porsche.

Këngëtarja e “New Rules”, 27 vjeçare, e cila tashmë ka një mori këngësh hit, një gamë të modës me Versace dhe ‘podcast’ të suksesshëm, tani do të nisë një projekt të ri.


Sipas The Sun, Dua, e cila më parë ishte fytyra e kompanisë së makinave luksoze Jaguar, tani i është ofruar një 'shumë shtatë-shifrore' për të mbyllur marrëveshjen.

72943355 12273247 image a 33 1688688131218 Foto: Wire Image

“Dua është një nga fytyrat më të mira në muzikë tani dhe është një yll global”, ka thënë një burim.

“Ajo ka një fuqi të madhe tërheqëse të markës dhe Porsche i ofroi asaj një paketë me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte”.

“Dua filloi të punojë me Jaguar në 2018 dhe kjo i ka bërë asaj një shumë të madhe parash”, thotë tutje burimi.

72943341 12273247 New venture The New Rules singer 27 who already has a host of hi a 55 1688692267168 Foto: Instagram

“Por kur Porsche erdhi, ishte një ofertë vërtet emocionuese dhe ajo mezi pret të përfshihet”.

Artistja me origjinë nga Kosova këtë kohë u kritikua mjaft shumë nga fansat pasi mungoi në “Glastonbury”, ku e la Elton John të interpretonte vetëm hitin e tyre “Cold Heart”.

72943347 12273247 image a 35 1688688164042 Foto: Getty Images

Kritikat shpërthyen në rrjete sociale pasi Dua ishte parë duke shijuar kohën me familjen.

Fansat menduan se do të ishte më mirë që të ishte në skenë krah Elton se sa të linte koncertin madhështor për një drekë familjeje.

72943417 12273247 image a 37 1688688217663 Foto: Dave Benett

Dua performoi për herë të fundit me Eltonin në nëntor në stadiumin e Los Angeles Dodgers gjatë turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”, i cili përfundon muajin e ardhshëm në Suedi.

Koncerti i Elton në “Glastonbury” ishte i fundit i tij sa i përket karrierës shumëvjeçare. /Telegrafi/

72544503 12273247 Missed It comes after Sir Elton John claimed that Dua missed his a 56 1688692267182 Foto: Getty Images