Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, sapo ka shënuar rekordin e ri.

Ajo është nominuar në gjashtë kategori të "Grammy Awards 2021, ku tre prej tyre janë më kryesoret.


"Regjistrimi i muzikës më të mirë", "Albumi i vitit" dhe "Kënga më e mirë e viti" do të mund të jenë çmimet që Dua mund t'i fitojë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 25-vjeçarja ka ndarë një video ku shihet duke shpërthyer në të qara.

Kjo vjen pasi dikush ia kumtoi lajmin në telefon, ndërsa Dua nuk mund të fliste nga të qarat e gëzimit.

dualipa 125929285 423957341952528 3508613411604858308 n (Foto: Instagram)

Theksojmë se Dua është nominuar aq sa dy artistet, Beyonce dhe Taylor Swift. /Telegrafi/