LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa krenare me vëllezërit shqiptarë, brendi i të cilëve ka depërtuar në tregun internacional

Dua Lipa krenare me vëllezërit shqiptarë, brendi i të cilëve ka depërtuar në tregun internacional
Foto: Dua Lipa/Instagram,

Artistja nga Kosova, Dua Lipa, nuk heziton asnjëherë që të përmend prejardhjen dhe të krenohet me bashkëatdhetarët e saj.

Së fundmi, Lipa ka qëndruar në Itali për të performuar në një nga koncertet e tenorit të famshëm italian, Andrea Bocelli, por që për fat të keq për shkak të motit jo të mirë, koncerti i tyre në Firence u anulua.

Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit
Lexo po ashtu Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit

Ndërkohë, Dua është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.


Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej me një bluzë të veçantë nga marka “Bond”.

E kur jemi tek kjo e fundit, “Bond” është një brend i nxjerrë në tregun internacional nga dy vëllezër shqiptarë, e kjo e ka bërë Duan të ndjehet më se krenare.

https://www.instagram.com/p/B0dGYQGhhRP/

“Dy vëllezër shqiptar janë duke bërë namin dhe unë jam krenare”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Kur prindërit e Dua Lipës ishin të rinj, Dukagjin Lipa sjell fotografi nga koha kur ishte me flokë të gjata
Lexo po ashtu Kur prindërit e Dua Lipës ishin të rinj, Dukagjin Lipa sjell fotografi nga koha kur ishte me flokë të gjata

E njëjta pritet që këtë javë të vijë në Kosovë, për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori