LAJMI I FUNDIT:

‘Dropbox’ do të dal në bursë

‘Dropbox’ do të dal në bursë

Kompania e cila është e njohur për shkëmbimin e të dhënave në cloud, Dropbox, pritet të dal në bursë.Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, dalja publike e Dropbox do të drejtohet nga “Goldman Sachs Group Inc.” dhe “JPMorgan Chase & Co.”.

Në qershor të vitit të kaluar është raportuar se kompania është vlerësuar me gati 10 miliardë dollarë.


Dropbox është në bisedime me bankat e tjera për t’i mbushur rolet shtesë në mënyrë që të pozicionohet në bursë në gjysmën e parë të këtij viti.

Dropbox rivalizohet nga shërbimet tjera që ofrojnë shkëmbimin e të dhënave online, siç janë “Google Drive”, “OneDrive” dhe “Box”. /Telegrafi/