LAJMI I FUNDIT:

Droni i ushtrisë nigeriane gabimisht sulmon një fshat, humbin jetën 85 civilë

Droni i ushtrisë nigeriane gabimisht sulmon një fshat, humbin jetën 85 civilë

Ushtria nigeriane gabimisht ka sulmuar me dron një fshat në veriperëndim të këtij vendi, ku si pasojë janë vrarë 85 civilë.

Tragjedia ndodhi në fshatin Tudun Buri në veriperëndim të Kaduna, transmeton Telegrafi.


Presidenti Bola Ahmed Tinubu ka urdhëruar fillimin e hetimit, pasi që ushtria pranoi se një prej fluturakeve pa pilot rastësisht ka goditur fshatin Tudun Biri, derisa banorët ishin në një festival të myslimanëve.

Ushtria nuk ka dhënë të dhëna për viktima, ndërsa banorët lokalë pretendojnë se janë vrarë 85 persona, në mesin e të cilëve kishte gra e fëmijë.

“Kemi të dhëna nga autoritetet lokale se deri më tani janë varrosur 85 trupa derisa hetimet janë duke vazhduar”, ka njoftuar agjencia kombëtare për raste emergjente.

Agjencia gjithashtu ka bërë të ditur se 66 persona tjerë të lënduar gjenden në spital, e zyrtarë për situata emergjente po diskutojnë me kryeplakun për të evituar tensionet në fshat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori