Drita është nikoqir i Inter Turku për ndeshjen e dytë në kuadër të raundit të parë kualifikues për në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë në Finlandë përfundoi 1-0 në të mirë të vendasve, derisa klubi gjilanas pati një paraqitje fantastike.


Tani, nga ora 20:00, Drita do të tentojë të përmbysë rezultatin në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Inter Turku.

Skuadra nga BKT SUperliga e Kosovës e di se duhet të jap maksimumin në këtë ndeshje për të nxjerr një rezultat pozitiv.

Me përforcimet e bëra në këtë afat, Drita pritet që ta kalojë pa shumë mund Inter Turkun, por që në futboll mund të ndodhë e paparashikueshmja. /Telegrafi/

2 5

telegrafi sport app