LAJMI I FUNDIT:

Drita gati për Deçiçin, kërkojnë kalimin tutje

Drita gati për Deçiçin, kërkojnë kalimin tutje

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu së bashku me kapitenin Ardian Limani, kanë folur në konferencë për media para ndeshjes kthyese ndaj Deçiçit në kuadër të Conference League.

Drita e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1 dhe kërkon që në ndeshjen e dytë të dali e pamposhtur për të kaluar në raundin tjetër, ku i pret Feyendordi.


“Për dallim nga ndeshja e parë, tani më e njohim kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe rezultati nga ndeshja e parë nuk do të thotë asgjë për ne”.

“Ekipi i Deçiçit ka individë shumë cilësor, por ne do mundohemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme dhe të arrijmë qëllimin tonë”, ka thënë Nuhiu.

Ndërsa kapiteni i Dritës u pyet nga gazetari se a po mendojnë për gjigantin evropian Feyenordin, ndërsa Limani u përgjgigj që mendimet e tyre janë vetëm për ndeshjen e nesërme.

“Jo aspak, në mendjen tonë kemi vetëm ekipin e Deçiç, duhet të bëjmë ç’mos që ta kalojmë këtë ekip sepse ka shumë kualitet dhe janë ekip shumë cilësore”.

“Ne fokusohemi nga ndeshja në ndeshje dhe nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por besoj që jemi të përgatitur mjaft mirë dhe shpresojmë që të kalojmë tutje”, ka thënë Limani.

Ndeshja mes Deçiçit dhe Dritës zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 20:45. /Telegrafi/