Ardian Limani vazhdon t’i qëndrojë besnik klubit të tij Dritës.

Mbrojtësi me përvojë të gjatë në futbollin kosovar ka vazhduar kontratën me gjilanasit edhe për tri vite të tjera, pasi do të jetë pjesë e Dritës deri në verën e vitit 2025.

Ka qenë vet klubi bardhekaltër që ka konfirmuar marrëveshjen e re me Limanin.

Kapiteni i bardhekaltërve e ka nisur karrierën te Drita, derisa pati një aventurë edhe te Feronikeli para se të rikthehet në vitin 2017 tek klubi i fëmijërisë, ku nga ajo kohë nuk është larguar më.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Kapiteni besnik ndaj DRITËS, Limani edhe tri vite me ne

Klubi ynë dhe kapiteni Ardian Limani do të vazhdojnë bashkë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera.

Në prani të Drejtorit Sportiv, z. Valon Zymberi në ambientet e klubit sot kapiteni ynë ka nënshkruar kontratën e re.

FC DRITA i dëshiron suksese në vazhdimësi Ardit, që bashkarisht të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Kujtojmë që Ardian Limani u ribashkua me ne në vitin 2017-të dhe që atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit dhe sukseseve tona.

Na priftë e mbara, Ardi. /Telegrafi/