LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Situatë e rëndë në shëndetësi, po vazhdon ikja e mjekëve

Dreshaj: Situatë e rëndë në shëndetësi, po vazhdon ikja e mjekëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për gjendjen në sistemin shëndetësorë.

Dreshaj ka thënë se kjo qeveri është bërë qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime të personave, sipas tij, pa ndonjë performancë në secilin dikaster menaxherial.


“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese. Mungese Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për Sigurimet Shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve ne rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, deklaroi Dreshaj.

Gjatë konferencës, Dreshaj përmendi disa nga prioritetet e AAK-së për të dalë nga kjo gjendje.

“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, qe te kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohe. Decentalizimi i SHSKUK-se. QKUK të jete Institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse ShSKUK te menaxhoj shërbimet administrative te spitaleve regjionale. Trajnimet e vazhdueshme profesionale subspecialistike. Përmirësimi i kushteve te punës. Mungese e Ligjit unik për sigurime shoqërore (sigurimet shëndetësore, pensionale, invalidore, te lehonisë, dhe jetësore). Riorganizimi i shëndetësisë. Riorganizimi i SHSKUK (QKUK, Spitale rajonale) Riorganizim i raportit të QKUK-Fakulteti i Mjekësisë. Funksionalizimi i Mjekësisë Familjare (mungesa e specialisteve ne QKMF bazuar ne UA)”, u shpreha ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori