LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj nuk heq dorë nga Istogu, ankohet në kushtetuese

Dreshaj nuk heq dorë nga Istogu, ankohet në kushtetuese

Pas refuzimit të ankesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Gjykata Supreme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është ankuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale për kryetar të Istogut.

Avokati Arianit Koci ka thënë sot se ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën në emër të kandidatit të AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.


“Sot, në emër të Gani Dreshajt, kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin ligjshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të dt. 26 dhjetor 2017 me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të dt. 23 dhjetor 2017. Gani Dreshaj parashtron se atij i është shkelur e Drejta për t’u Zgjedhur, e garantuar me nenin 45 par. 1 të Kushtetutës së Kosovës, për shkak të shkeljeve gjatë procesit të votimit dhe shkeljeve gjatë administrimit të numërimit të votave”, ka thënë Koci.

Sipas tij, shkeljet e lartpërmendura kryesisht kanë të bëjnë me votat e të paktën pesëdhjetë e dy (52) qytetarëve të cilat nuk janë numëruar pasi që këta qytetarë kishin arritur moshën madhore pas përditësimit të listës Përfundimtare të Votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me dt. 22 shtator 2017.

“Kushtetuta garanton të Drejtën (aktive) për të Zgjedhur dhe të Drejtën (pasive) për t’u Zgjedhur, për të gjithë qytetarët që arrijnë moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve. Me mosnumërimin e votave të numrit të lartpërmendur të qytetarëve zotit Gani Dreshaj i është shkelur e Drejta për t’u Zgjedhur. Pra, keqmenaxhimi në listat e votimit e ka cenuar jo vetëm të drejtën të qytetarëve të komunës së Istogut për të zgjedhur por, e ka cenuar edhe të drejtën e z. Gani Dreshaj për t’u zgjedhur”, ka theksuar Koci për Indeksonline

Ai thotë se Gani Dreshaj beson që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në komunën e Istogut nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve, andaj beson se Gjykata Kushtetuese do të luajë rolin e saj për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë për çdo qytetar të saj, pa dallim.

Kujtojmë se kundërkandidat i Dreshajt për kryetar të Istogut ishte Haki Rugova i LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori