LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: 22 mostrat e personelit të Repartit Gjinekologjik të Pejës rezultuan negative me COVID-19

Dreshaj: 22 mostrat e personelit të Repartit Gjinekologjik të Pejës rezultuan negative me COVID-19

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Rajonal të Pejës, Dr.Skender Dreshaj ka konfirmuar se të gjitha mostrat e marra sot nga Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga punonjësit e Repartit Gjinekologjik të këtij spitali kanë rezultuar negative.

“Lajm shumë i mirë, shpresëdhënës. Sot nga Reparti Gjinokologjik pas dyshimeve për kontakte të mundshme IKSHPK ka marrë 22 mostra të personelit të repartit dhe të gjitha rezultuan negative me COVID-19. Vazhdojmë tutje. Nuk ka vend për panik as për punën aktuale e as për nënat e ardhshme. E kuptoj se ka pasur shqetësime dhe jemi pastër. Kjo betejë do kalojë, vetëm duhet t’i respektojmë rekomandimet dhe rregullat. Ne jemi në punë dhe falënderojë tërë stafin spitalor. Poashtu hapësirat po dezinfektohen në baza ditore”, tha Dreshaj në “RADIO 1”.


Kërkesa dhe dyshimet për marrjen e këtyre mostrave kishte ardhur, pasojë e dyshimeve, pasi një shtatzënë, ditë më parë, e cila ka lindur fëmijë të shëndoshë në këtë reapart, kishte rezultuar pozitive me COVID-19, përderisa e njëjta është në gjendje stabile e poashtu edhe fëmija ka rezultuar negativ.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori