LAJMI I FUNDIT:

Drenori: Jo votë në Drenas për mashtruesit

Drenori: Jo votë në Drenas për mashtruesit

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Xhavit Drenori, në tubimin e mbajtur në Drenas  tha se edhe 18 vjet pas luftës ende po flitet për zhvillim ekonomik.

Ai tha se shteti i Kosovës është i kapur nga korrupsioni dhe krimi.


“Edhe pas 18 viteve qeverisje dhe korrupsioni të nëntokës ata kërkojnë ende qeverisje. Jo votë në Drenas për mashtruesit”, ka thënë ai.

Ai tha se përfshirja në politik është në partinë më të pastër dhe pa njolla.

“Në këtë luftë të tmerrshme domosdo do jem fitues. Kemi sakrifikuar jetën tonë në luftë për këtë shtet? Është një shtet dh qeverisje klienteliste që për dikë është nënë e për dikë është njerkë”, shtoi tutje Drenori.

Ai po ashtu u shpreh se duhet të japin një shans me reforma në vend me Albin Kurtin, kryeministër.

Drenori, iu drejtua një fëmije të pranishëm në sallë duke thënë “ Thuaj mamit e babit që kiflen do ta kesh në shkollë. Deri në moshën 15 vjeçare do kesh një pagë tënde, dhe s’ke nevojë t’i lutesh mamit e babit”./Telegrafi/