LAJMI I FUNDIT:

​Drenasi nesër katër orë pa ujë të pijshëm

​Drenasi nesër katër orë pa ujë të pijshëm
Foto: Arkiv

KRU “Prishtina” njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kjo po ndodh për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane.


“Gjatë ditës së nesërme, 21 tetor 2021, e enjte do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00, për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/