LAJMI I FUNDIT:

​Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër

​Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër

Komuna e Drenasit është përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 163,446.00 euro.

Pas përfundimit të raundit të dytë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur Komunën e Drenasit në mesin e komunave përfituese të grantit për mjedis të pastër në vlerën prej 163,446.00 euro.


Sipas komunikatës komunare Vlerësimi i grantit të performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Komuna e Drenasit vazhdon në sukseset e punëve të mira e transparente, të cilat janë duke u shpërblyer edhe me mjete financiare, mjete këto të cilat i dedikohen projekteve kapitale për mirëqenien e qytetarëve.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar vendin e parë të Grantit të Performancës Komunale dhe vlera e këtij granti është mbi 803,000.00 euro.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Drenasi ka fituar ne të gjitha grantet që janë ndarë nga ministri të ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Komuna e Drenasit, do të vazhdon në qeverisje të mirë e transparente për të mirën e qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori