LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e KOK-ut takuan ministren Dumoshi, u diskutua për bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve

Drejtuesit e KOK-ut takuan ministren Dumoshi, u diskutua për bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve
(Foto: Facebook/Kosovo Olympic Committee)

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar sot (e hënë) ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, e cila shoqërohej nga bashkëpunëtorët e saj.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dhe bashkërenditja e aktiviteteve, në interes të sportit – thuhet në njoftimin e KOK-ut.


Të dyja palët u dakorduan për domosdoshmërinë e fillimit të aktiviteteve sportive, sa më shpejt që është e mundur, duke zbatuar me përpikëri protokollet përkatëse të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar Shëndetësor, në lidhje me pandeminë COVID-19.

U diskutua edhe për pakon emergjente të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për sportin, për çka u dakorduan që të gjendet modeli më i përshtatshëm për ndarjen e ndihmës emergjente për organizatat sportive.

Një tjetër çështje që u diskutua dhe u arrit pajtueshmëri e plotë, ishte që si KOK, ashtu edhe MKRS, t’i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e funksionimit të Agjencisë Kombëtare për Anti-Doping “KosADA”.

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori