LAJMI I FUNDIT:

Drejtpërdrejt: Protesta në përkrahje të Ramush Haradinajt (Video)

Drejtpërdrejt: Protesta në përkrahje të Ramush Haradinajt (Video)

Në Prishtinë, në Sheshin “Skenderbeu” po mbahet një protestë gjithëpopullore në mbështetje të Ramush Haradinajt, liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Ndërkohë në Kosovë po qëndron Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, e cila takoi krerët e shtetit she liderët e partive politike. Ajo pritet që ndërkohë të vizitojë punimet në realizmin e projektit për revitalizimin e urës së Ibrit në Mitrovicë.


Të dy këto ngjarje mund t’i përcillni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=dxhiM8sNrPk&feature=youtu.be

Protesta në mbështetje të Haradinaj po mbahet pas seancës gjyqësore ndaj liderit të AAK-së, të cilit i është shtyrë vendimi nga Gjykata e Colmarit në Francë deri më 6 prill.

Protesta është organizuar nga AAK, ndërsa mbështetje ka marrë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, NISMA për Kosovë, Aleanca Kosova e Re si dhe nga organizata të tjera.

Haradinaj është arrestuar me 4 janar nga autoritet franceze, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. /Telegrafi/