LAJMI I FUNDIT:

Drejtorja për Evropën Perëndimore, Eichhort, uron Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së

Drejtorja për Evropën Perëndimore, Eichhort, uron Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së

Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian,  Angelina Eichhorst, ka uruar Isa Mustafën, për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së.

Sipas njoftimit për meda me një lidhje telefonike, kryetari Mustafa, sot pranoi urime nga Zëvendës Drejtorja Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore / Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, znj. Angelina Eichhorst.


Në njoftim thuhet se Eichhorst uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së, dhe theksoi zotimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi.

Kujtojmë se të shtunën,  më 3 gusht, është mbajtur Kuvendi i IX Zgjedhor për kreun e LDK-së, ku me votim të hapur nga delegatët e LDK-së, është votuar Isa Mustafa për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve./Telegrafi/