Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici këmbëngul se ata nuk po e ndjekin yllin e Interit, Mauro Icardi dhe janë të lumtur që Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain janë pjesë e tyre.

Bianconerët filluan sezonin e ri në Serie A me një fitore 1-0 në udhëtim te Parma, por formacioni titullar pati shumë befasi me asnjërin nga transferimet e reja që nuk ishte titullar, ashtu sikurse edhe Dybala, ndërsa e 11-shes ishte argjentinasi Higuain.


Rreth kësaj situate dhe një interesimi të mundshëm për Icardin ka folur drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Paratici.

"Mbetja e Dybalas në stol nuk ka asnjë lidhje me largimin. Ai është një numër i shkëlqyeshëm i 10 për Juven dhe ne jemi të lumtur që ai është me ne",  ka thënë fillimisht drejtori sportiv i Juves për Sky Sport Italia.

"Ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në dispozicion dhe të cilin e kanë zili të gjithë në nivel ndërkombëtar. Të gjithë mund ta interpretojnë atë përgjigje ashtu si dëshirojnë, por ne jemi shumë të lumtur me sulmuesit në skuadrën tonë".

gonzalo higuain paulo dybala juventus v sassuolo serie a 10092016 1k8elxq9c96oao30k4clea

"Nëse i bashkoni të gjitha golat e tyre vitet e fundit, është një numër i jashtëzakonshëm. Kjo i thotë të gjitha".

"Në këtë moment, siç e kam thënë tashmë, ne jemi shumë të lumtur me grupin e sulmuesve. Është e vështirë të përmirësosh skuadrën tonë, besojmë se e bëmë atë gjatë verës, duke forcuar ato pozicione që menduam se duhej diçka".

"Nuk na mungon cilësia, por duhej të plotësonim disa zbrazëtira për sa i përket numrave, për shembull një mbrojtës dhe një mesfushor".

"Ne kemi shumë sulmues të shkëlqyeshëm, përfshirë Gonzalo Higuain, i cili është rikthyer tani", përfundoi Paratici. /Telegrafi/

telegrafi sport app