LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë: Numri i të hospitalizuarëve me COVID-19 ka filluar të bie

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë: Numri i të hospitalizuarëve me COVID-19 ka filluar të bie

Drejtori i  Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Mursel Pllana në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata në ditët e fundit është pak më e qetë dhe se numri i të hospitalizurëve me COVID-19 është duke rënë.

Pllana tregoi se 39 pacientë për momentin janë duke u trajtuar në këtë spital, të prekur me virusin COVID-19.


Sipas tij, 24 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa tre pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Situata ditët e fundit është diçka më e qetë. Ka filluar të bie numri i të hospitalizurëve. Për momentin i kemi 39 pacientë të shtrirë, prej tyre 24 janë me oksigjeno-terapi dhe tre janë në gjendje më të rëndë”, ka thënë Pllana.

Ndërsa, sa i përket mjekëve të infektuar, ai tha se e kanë kaluar, ndërsa për momentin kanë 10 teknikë medicinal të infektuar me coronavirus, të cilët siç tha Pllana janë në fazën e fundit të shërimit.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori