LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i QKMF-së në Deçan flet për gjendjen e pacientëve që dyshohet se u helmuan nga uji: Vetëm mbrëmë 164 pacientë kërkuan ndihmë

Drejtori i QKMF-së në Deçan flet për gjendjen e pacientëve që dyshohet se u helmuan nga uji: Vetëm mbrëmë 164 pacientë kërkuan ndihmë

Qindra qytetarë të Deçanit mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit nga uji i pijes.

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë.


“Shërbimi urgjent prej dje nga ora 15:00 deri në orën 07:00 sot ka regjistruar një numër më të madh të fluksit të pacientëve se në ditët tjera. Vetëm në ndërrimin e natës deri sot në mëngjes numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 164”, tha Berisha.

Ai shtoi se fillimisht kanë menduar se kjo është si pasojë e temperaturave të larta.

“Kemi menduar se është si pasojë e temperaturave të larta dhe mërgimtarëve që kanë ardhur në këtë periudhë kohore që kanë udhëtuar me makina disa ditë, dhe për neve ka qenë një dyshim normal. Mirëpo gjatë ditës është rrit numri i pacientëve. Ne jemi duke hulumtuar se si ka ardhur deri te kjo situatë”, u shpreh drejtori i QKMF-së në Deçan.

Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji
Lexo po ashtu Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji

Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

“Ne nuk mund të themi ende se a është infeksion viral apo bakterial. Kemi njoftuar IKSHPK-në dhe kemi kërkuar nga kompania “Hidrodrini” që të merr mostrat e ujit dhe ti dërgoj për analiza. Shtabi emergjent i komunës është mbledh dhe jemi duke pru konkulzat se si të veprojmë tutje”, tha ai.

Berisha shtoi se deri tani çdo gjë është nën kontroll, derisa apeloj te qytetarët që të mos kenë panik.

Lidhur me këtë rast, KRU “Hidrodrini” në Deçan ka lëshuar një njoftim ku ka kërkuar që banorët e fshatrave, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të mos e konsumojnë ujin deri në njoftim të radhës.

“Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme. Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e “Hidrodrinit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori