LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk do ta ruajmë godinën, largohemi pasi të kryejmë procedurat

Drejtori i Policisë së Tiranës: Nuk do ta ruajmë godinën, largohemi pasi të kryejmë procedurat

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika deklaroi sot se protestuesit që kanë kryer akte dhune do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Në një prononcim për media, Panganika tha se “veprimet e protestuesve ishin të dhunshme. Nga brenda selisë së PD-së erdhi njoftimi që na rrezikohet jeta. Ne e vlerësuam që u rrezikohej jeta dhe menduam të ndërhyjmë e të shpërndajmë protestuesit për të shmangur aktet e dhunshme dhe siguruar jetën e qytetarëve”.


“Oborri tek selia e PD-së konsiderohet një vendngjarje dhe Policia e Shtetit nën drejtimin dhe të Prokurorisë do të kryejë veprimet procedurale, në bazë të kodit të procedurës”, tha drejtori Panganika, raporton kp.

Duke iu përgjigjur interesimit të medies, Panganika tha se “nuk do ta ruajmë godinën, pasi të kryejmë proceduarat do të largohemi”.

Drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur se gjatë protestës ka mbetur i plagosur një qytetar dhe një punonjës policie.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori