Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rreshteri Afrim Bunjaku ka humbur jetën nga shpërthimi i një mine që ka shpërthyer me teledirigjim.
Hoxha thotë se nuk qëndrojnë pohimet e Serbisë se qëllimi nuk ka qenë vrasja e policëve të Kosovës.
“Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmëbsorike, të detonuar me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se pamjet janë marrë nga kamerat e autoblindave të Policisë së Kosovës.
“Momenti i sulmit, dhe hedhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda…Ora 4:21 e mëngjesit. Goditja me zollë”, tha Hoxha derisa prezenton videon e sulmit.
“Kolegët tanë vazhdojnë dhe dalin përtej barrikadës së parë. Veturat anash kanë qenë të policisë që kanë qenë të sulmuara që kanë mbetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha më tutje.
“Vetura që është përdorur nga rreshteri Bunjaku dhe një veturë tjetër e njësitit të Policisë kufitare”, tha ai duke shtuar se për këtë arsye nevojiten njësitet e specializuara.
“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Pra, nuk u sulmua Policia Speciale sepse nuk ka qenë atje, por patrulla policore e rendit publik”.
“Jemi ballafaquar me kritika të padrejta se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Politikani serb: Kam bërë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Deputeti gjerman: Kosova po trajtohet padrejtësisht për anëtarësim në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'