LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë pret në takim ministrin Sfeçla, i prezanton projektin e vendosjes së kamerave tek zyrtarët policor

Drejtori i Policisë pret në takim ministrin Sfeçla, i prezanton projektin e vendosjes së kamerave tek zyrtarët policor

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur sot në takim ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla të cilin e ka njoftuar për angazhimet, rezultatet dhe aktivitetet policore në zbatim të objektivave strategjike dhe angazhimet konkrete në fusha të veçanta, përfshirë angazhimet në zbatim të vendimeve për parandalim të pandemisë.

Ndër të tjera projekte, në këtë takim është prezantuar edhe projekti i vendosjes së kamerave tek zyrtarët policor.


Përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se pjesë e prezantimit ishin edhe projektet e planifikuara si “Plani vjetor i punës, “Plani për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës 2021-2025”, “Plani Strategjik Zhvillimor 2021-2025”, “Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga Intelegjenca dhe Policimit në Bashkësi 2021-2025”, “Projekti i vendosjes së kamerave në stacione policore dhe kamerave që pritet në të ardhmen të vendosen tek zyrtarët policorë (kamerat e trupit)”.

Në këtë takim, po ashtu u veçuan edhe projektet e vendosjes së GPS-ve në automjete, realizimi i projekteve mbi trajnimet shtesë në fusha të ndryshme si, komunikimit, sjelljes dhe disiplinës, integritetit dhe performancës, taktikave mbrojtëse dhe përdorimit të forcës, ricertifikimit të zyrtarëve policorë, përfshirë edhe sfidat me të cilat ballafaqohet PK-ja.

“Ministri i MPB-së, Sveçla, në fjalën e tij, falënderoi Policinë për rezultatet e arritura, për punën dhe angazhimet në drejtim të ofrimit të rendit dhe sigurisë publike në vend, përfshirë angazhimet dhe masat policore që po ndërmerren në parandalimin e përhapjes së pandemisë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ku PK-ja së bashku me personelin mjekësor janë në vijë të parë të frontit, andaj përkujtojë zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, përfshirë zyrtarët të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën nga pandemia ‘Covid-19”, thuhet në komunikatë.

Sveçla siguroi Policinë e Kosovës se do ta përkrah dhe do ta mbështesë në të gjitha format e mundshme, përfshirë përkrahjen në Ligjin për Pensionim të Parakohshëm, për Sigurimin Shëndetësor e çështje tjera që janë në interes të PK- së.

“Njëkohësisht kërkoi nga PK-ja që të ngritet edhe më tej efikasiteti dhe efektiviteti në punë, performanca dhe integriteti policor, transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia, rritja e bashkëpunimit me komunitetin si dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, u zotua se do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimin dhe luftimin ndaj çdo forme të krimit dhe korrupsionit.

Pas përfundimit të takimit ministri Sveçla me drejtorin e përgjithshëm Mehmeti, vizituan edhe Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori