LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Modernas, Bancel: Ka indikacione të besueshme se pandemia është në fazat përfundimtare

Drejtori ekzekutiv i Modernas, Bancel: Ka indikacione të besueshme se pandemia është në fazat përfundimtare

Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Moderna, Stephane Bancel, tha në një intervistë për CNBC se është e arsyeshme të supozohet se ndoshta po i afrohemi fazës përfundimtare të pandemisë.

“Unë mendoj se ky është një skenar i arsyeshëm”, tha ai kur u pyet në lidhje me pikëpamjet se pandemia COVID-19 tani është në fazat përfundimtare.


Ai tha se ekziston një skenar tjetër ku ka mundësi prej 20 për qindve që ne të shohim mutacionin e ardhshëm që do të ishte më virulent se omicroni.

“Unë mendoj se ne ishim me fat globalisht që omicroni nuk ishte shumë virulent dhe nuk shkaktoi një pamje klinike më të rëndë, por ne ende shohim mijëra njerëz që vdesin në të gjithë planetin çdo ditë për shkak të omicronit”, paralajmëroi Bancel.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 15.47 milionë raste të reja janë raportuar në mbarë botën në shtatë ditët e fundit, dhe 73,162 njerëz kanë vdekur në të njëjtën periudhë.

Disa kërkime mjekësore kanë konfirmuar se varianti omicron shumë ngjitës i coronavirusit ende shkakton forma më të lehta të sëmundjes COVID-19 sesa ishte rasti me variantin delta, por është ende një virus i rrezikshëm, veçanërisht për individët e pavaksinuar.

Në janar të këtij viti, kompania farmaceutike Moderna njoftoi se do të nisë një provë klinike të efektivitetit të një vaksine të veçantë përforcuese të zhvilluar kundër variantit omicron të coronavirusit. Vullnetarët e parë tashmë kanë marrë një dozë përforcuese. 600 të rritur mbi moshën 18 vjeç do të marrin pjesë në studim. Zyrtarët shëndetësorë theksuan gjithashtu se kërcënimi i variantit omicron mund të zhduket gradualisht.

Megjithatë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi në janar se ishte e rrezikshme të supozohej se pandemia po i vinte fundi.

Në fakt, ai tha se “nuk jemi as afër fundit” dhe paralajmëroi se me siguri do të shfaqen variante të reja ndërsa omicron zgjerohet globalisht.

Shefi i Mjekësisë së Shtëpisë së Bardhë, mjeku Anthony Fauci tha gjithashtu muajin e kaluar se kishte ende “një pyetje të hapur nëse varianti omicron do të shënonte valën e fundit të pandemisë”. /Telegrafi/