Drejtimi – fenirimi i përhershëm i flokëve

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com Pse të bëjmë fenirim të përhershëm
Përkundër çka shohim nëpër revista dhe televizione, jo të gjitha femrat i kanë flokët të drejtuara në mënyrë të përsosur, dhe natyrisht që flokët e tyre nuk duken të përdorura sidomos në mëngjes. Drejtimi i flokëve merr shumë kohë dhe mundim çdo ditë. Mesiguri që flokët duken bukur pas çdo fenirimi, mirëpo dëmtimi i vazhdueshëm i bën ato të mjerueshme. Pra, kursimi i kohës dhe shmangia e dëmtimit të flokëve, janë disa nga arsyet kryesore pse preferohet drejtimi i përhershëm. Njëkohësisht drejtimi i përhershëm ndihmon në kontrollimin e dredhave dhe degëzimeve.
Çfarë përfshijnë këto tretmane? Tretmani aplikohet vetëm nga profesionalistët dhe përbëhet nga produktet e ndryshme si kimikate për ndryshim të strukturës së flokëve si dhe relaksues për flokë për t’i bërë ato të drejta. Flokët mbesin të tilla deri në një vit.
Si rrjedhim, flokët e padëmtuara mund ta bëjnë drejtimin permanent, i cili zgjat deri në 1 vjet, derisa rritet floku.
Drejtimi i përhershëm, jo vetëm që do t’ju kursej kohë, mundim, por para së gjithash do t’ju kursejë flokët nga stresi i vazhdueshëm në baza ditore nga aparatet për tharje dhe stilim të flokëve. /Telegrafi/





















































