LAJMI I FUNDIT:

Drashkoviqi: Mos e hipnotizoni popullin me gënjeshtrën se Kosova nuk është e pavarur!

Drashkoviqi: Mos e hipnotizoni popullin me gënjeshtrën se Kosova nuk është e pavarur!

Lideri i Lëvizjes për Përtëritjen Serbe, Vuk Draskoviq, ka thënë për N1 se nuk është shumë reale që të arrihet konsensusi për Kosovën gjatë dialogut të brendshëm të Serbisë.

“Unë, si dhe partia ime, përshëndesim këtë thirrje për dialog”, thotë ai, duke shtuar se e keqja është te ata që pushtetin politik e material e ndërtojnë “në plagën e hapur të Kosovës”, transmeton Telegrafi.


I pyetur se si e paramendon këtë “dialog të brendshëm”, Drashkoviq tha se ky dialog po ndodhë përderisa njerëzit po i japin qëndrimet e tyre. Por, shton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet po ashtu ta japë qëndrimin e tij.

Sipas tij, kjo është koha të pranohen disa dispozita nga Plani i Ahtisaarit i vitit 2007 – të cilin Serbia e kishte refuzuar në start – e që ato të përfshihen në dialogun e Brukselit.

“Asociacioni është një nga ato dispozita që na përshtatet në tërësi”, thotë ai. “Shumë dispozita duhet t’i pranojmë, por ne menjëherë e kemi anatemuar. Atë dokument shqiptarët e kanë pranuar pa qejf e me presionin e të huajve, sepse ka pjesë me standardet më të larta evropiane për mbrojtjen e kishave serbe, të pronës së popullit serb e të autonomisë së komunave serbe”.

Drashkoviqi po ashtu u shpreh se nga preambula e Kushtetutës së Serbisë duhet të hiqet pjesa që thotë se Serbia ka sovranitet në Kosovë.

“Kujt po ia dëshmojmë që Kosova është e jona? Nga Kushtetuta duhet të hiqet pjesa që nuk e njeh realitetin e me të cilën hipnotizohet populli se Kosova nuk është e pavarur dhe se është nën Serbi”, thotë ai. “Në popull thuhet se shqiptarët do të marrin kishat serbe, se do të marrin gjithçka deri në Nish, se do të bashkohen me Shqipërinë… Por, qytetarët e dinë se shqiptarët janë detyruar që në Kushtetutë të kenë pikat që u ndalohet bashkimi me çdo shtet fqinj dhe se duhet të përdorin veç simbolet e Kosovës”, ka thënë ai.

Drashkoviqi shprehet se Serbia ka të drejtë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe se këtë të drejtë do ta përdorë.

“Por, Serbia nuk ka të drejtë ta mashtrojnë popullin se pavarësia nuk ekziston. Shumica e shteteve e njohin e ne për një fiksion po i paguajmë kreditë e Kosovës. Le t’i paguajnë ata borxhet e tyre”, thotë ai, duke shtuar se do të arrihen dy të tretat në Kuvendin e Serbisë dhe shumica në referendum për ta ndryshuar kushtetutën e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori