Dramë e përgjakshme, djali qëllon nënën me armë zjarri


20-vjeçari I.M. nga Shkupi, dje me armë zjarri ka gjuajtur drejt nënës së tij M.M. në pjesën e përparme të stomakut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rastin në polici e ka paraqitur daja i tij G.M.
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendparkimin pas hoteli 'Stone Bridge', kur I.M. me armë zjarri, me gjasë pistoletë, ka gjuajtur dhe e ka plagosur nënën e tij, ku i është konstatuar lëndim trupor në spitalin SV.Naum Ohridski.
Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe në vijim do të prezantohen arsyet e rastit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































