Reperi Drake u fotografua në një jaht me modelen Suede Brooks, ndërsa ishte me pushime në St. Tropez të Francës, të martën (19 korrik).

Sipas paparacëve, reperi dhe YouTuber-ja e "Hotline Bling" më pas u drejtuan për në Club 55, një nga klubet më ikonike dhe historike të plazhit të qytetit bregdetar.


Për daljen luksoze, Drake u pa i veshur me një bluzë ngjyrë bezhë dhe pantallona të shkurtra të bardha dhe atlete po ashtu të bardha.

60520425 0 image a 11 1658381321248

Ndërkohë, Brooks kishte veshur rroba banje të kaltër të çelët dhe një këmishë me kopsa.

Megjithatë takimet e tyre ende nuk është konfirmuar nëse dyshja janë të lidhur në mënyrë romantike.

60520419 0 image a 10 1658381316263

Një burim i tha Entertainment Tonight të mërkurën (20 korrik) se Drake dhe Brooks janë padyshim të interesuar për njëri-tjetrin – por la të kuptohet se po i lënë gjëra të rrjedhin natyrshëm për momentin.

"Ata janë duke u argëtuar së bashku”, tha burimi i brendshëm, duke shtuar se ata kanë disa ditë që janë duke qëndruar në jaht. "Ata janë të ëmbël, duke i pëshpëritur në vesh dhe duke qeshur".

60520423 0 image a 8 1658381300929

Sipas ET, kjo nuk është hera e parë që reperi dhe influencuesja kalojnë kohë së bashku dhe miqtë e përbashkët thuhet se "po kërkojnë që ata të rrinë më shumë".

Të mërkurën, Drake tregoi se ishte ende duke e shijuar kohën e tij në St. Tropez duke postuar në Instagram të tij në një klub plazhi.

60521565 11034561 image a 12 1658383983972

Reperi i "Gods plan" mund të ketë fituar të drejtën e tij për t'u liruar pasi u ndalua në një burg suedez në fillim të kësaj jave.

Reperi i "Jimmy Cooks" postoi të dielën në Instagram një foto të një fletushke ku detajoheshin të drejtat e tij në vendin evropian si i arrestuar, gjë që shumë e perceptuan si konfirmim të thashethemeve në internet që qarkullonin për ndalimin e tij.

60521561 11034561 image a 13 1658383988154

Ekipi i Drake fillimisht mohoi se ai kishte pasur përplasje me policinë suedeze.

Të martën, Drake postoi një seri fotosh të super-jahtit të kushtueshëm të quajtur "Oqeani Coral", i cili krenohet me një sallë pritjeje dielli me një pishinë spa me fund xhami, një sallë pritjeje me një bar me shërbim të plotë dhe një dhomë gjumi master e zbukuruar që ka çadra dhe pamje panoramike.

60521149 11034561 image a 17 1658384012814

Varka ka të ngjarë të jetë i njëjti jaht me të cilin u fotografua reperi i "Passionfruit" teksa rrinte me Brooks.

Në të kaluarën, Drake ka qenë i lidhur me shumë gra të profilit të lartë, duke përfshirë Bella Harris, Malaika Terry, Rihanna, Jennifer Lopez dhe Hailey Bieber. Ai gjithashtu ka një djalë 4-vjeçar, Adonis, me piktoren Sophie Brussaux. /Telegrafi/

60521145 11034561 image a 16 1658384006868

60521795 11034561 image a 26 1658384548103