Drake dhe J. Cole konkurruan kundër njëri-tjetrit përmes shahut, ping-pongut dhe basketbollit në videoklipin e ri për "First Person Shooter", i cili u publikua të mërkurën (15 nëntor).

Yjet e hiphop-it rikrijuan një foto të famshme të yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah, e cila u fotografua nga Annie Leibovitz një vit më parë si pjesë e partneritetit të tyre me "Louis Vuitton".


37-vjeçari kanadez dhe 38-vjeçari me origjinë gjermane lansuan fillimisht bashkëpunimin e tyre hit që arriti në pozitën e parë të "US Billboard Hot 100 No. 1", më 6 tetor nga albumi i tetë në studio i Drake, "For All the Dogs".

77856211 0 image a 3 1700093351216

Videoja muzikore pesë minutëshe ka grumbulluar tashmë gati gjysmë milioni shikime në YouTube.

"First Person Shooter" u drejtua nga Gibson Hazard - i cili më parë drejtonte video për Lil Uzi Vert, Metro Boomin dhe Lil Nas X.

77856261 0 image a 1 1700093334959

Videoja muzikore filloi me Brian Baumgartner - i njohur më së miri për luajtjen e Kevin Malone në serialin sitcom të NBC "The Office" (2005–2013) - duke luajtur një lojë në kompjuterin e tij ndërsa 'menaxhonte' një zyrë plot me bedelë.

50-vjeçari më pas mori një telefonatë nga CEO, i cili doli të ishte Drake dhe J. Cole duke luajtur ping-pong në një zyrë e cila më pas u shndërrua në mënyrë magjike në një stadium.

77856219 12755261 Hitmakers It marked the first No 1 hit for J born Jermaine and t a 26 1700096286886

Fituesi i "Grammy" - tregoi aftësitë e tij në rrathë ndërsa ishte i veshur si Spider-Man.

Drake - i cili gjithashtu ishte i veshur si Spider-Man - më pas e nisi me magji basketbollin rreth tokës përpara se të zbarkonte me zjarr brenda rrethit në "Scotiabank Arena".

77857593 12755261 Proud papi On the wall behind the OVO Sound co founder s chess m a 28 1700096293103

Videoja përfundoi me një shfaqje të poetit "Titles Ruin Everything" duke zbuluar një statujë masive të tij në qytetin e tij të Torontos.

Videoja e Drake dhe J. Cole erdhi dy ditë pasi ata shpallën turneun e tyre të përbashkët "It's All a Blur – Big As the What?" e cila fillon më 18 janar në Ball Arena në Denver të Kolorados. /Telegrafi/

77857619 12755261 OVO s Inaugural Corporate Clash The 50 year old Daytime Emmy win a 30 1700096304229