LAJMI I FUNDIT:

Draghi: Këtë vit nuk ka rritje të normës së interesit

Draghi: Këtë vit nuk ka rritje të normës së interesit

Pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti parashikimet e rritjes ekonomike botërore dhe elita botërore në Davos grumbulloi lëvdata për perspektivat më të ndritshme të ekonomisë, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, shprehu vullnetin e tij të plotë në mbështetje të kësaj rruge, duke thënë se një rritje e normës së interesit këtë vit është shumë pak e mundshme. Kjo është një dritë e gjelbër për një zgjerim që tashmë ka hyrë në vitin e pestë, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Gjatë vitit 2017, ekonomia u rrit më shpejt se sa në një dekadë. Megjithatë, rritja e euros mund të bëhet ende një ‘gjemb’ në anën e ekonomisë, duke kufizuar eksportet dhe ndikuar çmimet.


Komentet e Mnuchin për dollarin shkaktuan rënien e shpejtë të valutës
Lexo po ashtu Komentet e Mnuchin për dollarin shkaktuan rënien e shpejtë të valutës

Pjesa më e madhe e vëmendjes të enjten në Davos, ishte në përgjigjen e Draghi-të ndaj komenteve të Sekretarit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Steven Mnuchin, i cili deklaroi më parë se e mirëpret një dollar më të dobët. /Telegrafi/