LAJMI I FUNDIT:

Draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb, pritet të procedohet në Kryesinë e Kuvendit

Draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb, pritet të procedohet në Kryesinë e Kuvendit

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë nga ana e Serbisë, për t’i hapur rrugë procedimit më tej në Kryesinë e Kuvendit.

Në mbledhjen e komisionit deputetët treguan qëndrimet e tyre për dokumentin, dhe u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të konstatojë që një shtet agresor ka kryer gjenocid në vendin tonë.


Deputeti Sami Kurteshi foli edhe për takimin që u mbajt të hënën në Kuvendin e Kosovës, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, që sipas tij, ishte hap i shpejtë, i cili ka degraduar rezolutën.

“E pamë dje që u mbajt seanca, është hap shumë i shpejtë, në vend se ne me i mbledh dëshmitë, faktet, u shua instituti, ne nuk kemi vepruar, por edhe këtu kishim mund t’i tejkalojmë, por ne nuk kemi asnjë aktgjykim të një gjykate të Kosovës që e ka dënuar një kriminel të luftës, ku ka konstatuar që ka pasur vepër gjenocidi. Dhe unë po frikësohem, dhe kanë me na thënë çka është kjo prej nga po konstaton që ka pas krim gjenocidi? Sepse po nisemi nga ideja e gabueshme se ata duhet me shqiptuar një dënim, aktgjykim ku konstatohet se është kryer vepra e gjenocidit duhet me e shqiptuar vetëm një gjykatë ndërkombëtare, jo, çdo gjykatë që e shqipton dhe çdo gjykatë e çdo shteti që pranohet, siç është pranuar Kosova, ajo është e vlefshme në botë. Mendoj që pak e kemi degraduar, kjo rezolutë është degraduar me veprimin e djeshëm”, tha ai.

Por sipas kryetarit të komisionit, Bilall Sherifi, kjo nuk duhet të shihet si pengesë, meqë themelimi i Tribunalit dhe rezoluta mund të shkojnë paralel.

“Nuk mendoj që duhet të shihet si pengesë e njëra-tjetrës. Mendoj që duhet të vazhdojmë me rezolutën, të punojmë ta kalojmë në Kuvend dhe nisma e kryetarit të Kuvendit duhet të shihet ndaras nga kjo, madje unë besoj që miratimi i rezolutës i jep kuptim pastaj të gjitha veprimeve të tjera që mund të bëhen në të ardhmen. Sa i përket rezolutës, që po thua se munden me na thënë kush e konstatoi, cila gjykatë, që ka pasur gjenocid, ajo duhet të jetë brenga jonë e fundit apo nuk duhet të jetë brengë fare, sepse edhe nëse një gjykatë vendore do të merrte një aktgjykim të tillë, prapë do të na thoshin se ishte e njëanshme, ka qenë subjektive, nuk ka reflektuar realitetin”, tha ai.

Në mbledhjen e katërt të këtij komisioni, ku edhe u votua dokumenti, deputetët dhanë vërejtjet e tyre. Mërgim Lushtaku propozoi të shtohet edhe termi zhdukje biologjike, meqë siç sqaroi ai, ka pasur tendencë për zhdukje biologjike.

“Të shtohet edhe fjala zhdukja biologjike. Ata kanë pasur tendencë në pjesën e zhdukjes biologjike dhe besoj që ka ardhur një dokument i kompletuar në përgjithësi, por kjo është fryma politike e një shteti që ne duam të dënojmë një akt makabër të shtetit serb dhe besoj që tani është koha të dërgojmë në Kuvend”, tha ai.

Ndërsa Aida Dërguti tha se rezolutës do të mund t’i shtohej edhe lista e masakrave.

“Kjo pjesa ku janë listuar masakrat në fund mund të shtohet fusnotë, e cila sqaron që rezolutës i bashkëngjitet lista me të gjitha masakrat, mund ta bëjmë në këtë formë, nuk janë përmend të gjitha, por në fusnotë mund të jepet sqarimi që rezolutës i bashkëngjitet si shtojcë lista me të gjitha masakrat”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se është arritur te një finalizim i rëndësishëm i kësaj rezolute, që siç tha ai, së paku institucionet, Kuvendi i Kosovës konstaton që një shtet agresor ka kryer gjenocid në Kosovë.

Ndërsa deputetja Duda Balje propozoi që në tekst të përmendet përqindja e shqiptarëve, meqë siç tha ajo, ka pasur edhe pakica, ani pse 97 për qind ishin shqiptarë.

Kuvendi i Kosovës e krijoi komisionin ad-hoc në prill me qëllim të hartimit të një rezolute që dënon krimet e Serbisë. Dokumenti sot mori miratimin e të gjithë anëtarëve të komisionit, ku të gjitha grupet parlamentare kishin përfaqësues, dhe pritet të dërgohet në Kryesi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori