Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve lidhur me veprat penale “hyrje ne sistemet kompjuterike”, “mashtrim”, “shpërlaje parash” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se Naser Smajli, Enuarta Smajli, Daip Beqiri, Arbenita Jetullahu, Muahmed Dragobuzhda, Kushtrim Sojeva dhe Gylsere Sojeva në bashkëveprime qysh nga vitit 2021 e deri në vitin 2024 ishin paraqitur me identitet të rremë si Ueli Schmidt.
Gjithnjë sipas kërkesë, thuhet se të njëjtit përmes telefonatave i kontaktonin viktima të ndryshme dhe i ofronin gjoja mundësin për të investuar në kriptovaluta.
Tutje, pasi që i kishin bindur viktimat për të investuar shuma të ndryshme e shuma duke arritur vlerën e 1 milion e 900 mijë euro ku viktimat i kishin nxitur që të dërgojnë para shtesë për tërheqjen e këtyre mjeteve, shkruan “Betimi për Drejtësi” .
Në këtë mënyrë viktimat ishin nxitur dhe kanë dërguar para në vlerë prej 900 mijë euro në Kosovës konkretisht në llogaritë bankare të të pandehurve në njërën nga bankat në Kosovë.
Gjithashtu në këtë kërkesë thuhet se ta dyshuarit duke përdorur platformën “Opsion 888” dhe në “Trans Gain Capital” dhe “Biance” kishin manipuluar me aplikacione fiktive për t’í bindur të dëmtuarit se investimet e tyre janë rritur.
Të dyshuarit thuhet se përsëri viktimat i kishin mashtruar me premtimin se kompania e të dyshuarve ka ekip dhe se i njëjti mund të kthejë mbrapsht tërë investimin e bërë nga viktimat.
Andaj me këto veprime sipas PSRK shtatë të pandehurit kishin për të kryer veprat penale “hyrje ne sistemet kompjuterike”, “mashtrim”, “shpëlarje parash” .
Ndërkaq Naser Smajli po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje ku sipas kërkesës në shtëpinë e tij ishin gjetur një armën e gjatë A1, një armë tjetër e gjatë me dylpi, një pistoletë “Ekolles”, 27 fishekë PU me gaz si dhe 56 fishek të tjerë me gaz, një pistoletë me gaz “Zoraki”, si dhe karikator me gjashtë fishekë të gjitha të sekuestruara nga Policia e Kosovës.
Siç mëson “Betimi për Drejtësi”tashmë është duke u mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pranë Departamentit Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe PSRK kishte njoftuar me 21 shkurt 2024 për aksionin në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës ku edhe kishte arrestuar shtatë të dyshuarit e lartpërmendur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City