LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Prokurorisë ndaj të dyshuarit Tush Frroku, si ndodhi vrasja në lokal?

Dosja e Prokurorisë ndaj të dyshuarit Tush Frroku, si ndodhi vrasja në lokal?

Prokuroria Themelore në Pejë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Tush Frroku, i cili dyshohet për vrasjen e A.P., më 7 gusht 2023, në një lokal në Klinë.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën e ka parashtruar prokurori Ersan Qavolli, ku thuhet se rasti dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme mes të dyshuarit dhe tani të ndjerit.


Frroku dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, thuhet se më 7 gusht 2023, rreth orës 16:49, në Klinë, sheshi “Nëna Terezë”, pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit me tani të ndjerin A.P., derisa ky i fundit ishte në lokalin “Coyota”, me tezakun e tij në një tavolinë, pasi e përcjell i pandehuri Tush Froku, I njëjti merr pistoletë me vete, futet brenda në lokal dhe me pistoletë shtie menjëherë në drejtim të tani të ndjerit A.P., disa herë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Një muaj paraburgim Tush Frrokut - i dyshuar për vrasjen në Klinë
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim Tush Frrokut - i dyshuar për vrasjen në Klinë

Në kërkesën e Prokurorisë më tej thuhet se me datën së lartcekur, i pandehuri Froku, gjithashtu në mënyrë të kundërligjshme merr pasurinë e luajtshme të personit tjetër që ta mbajë në posedim të tij, pa qëllim të përvetësimit dhe në dëm të të dëmtuarit A.T, ku i pandehuri pas kryerjes së veprës penale vrasje e rëndë, del në sheshin “Nëna Terezë”, e ndalon veturën e lartcekur, ku pasi që e detyroi që ta voziste veturën më pas e largon nga vetura, ia merr veturën dhe arratiset me të, e më pas veturën e lë tek shtëpia e tij.

Me këtë veprim, dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, nga neni 319, par.1 i KPRK-së.

Andaj, bazuar në këto, Prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Frroku.

Po ashtu, Prokuroria thekson edhe faktin që i pandehuri është i njohur për organet e drejtësisë.

“Kësaj duhet shtuar edhe faktin se i pandehuri Tush Froku është i njohur për organet e drejtësisë, ngase i njëjti në bazë të aktgjykimit P.nr. 218/16 është dënuar për vepër penale ndryshimi i njehsorit nga neni 323 par. 1 i KPRK-së, gjersa po ashtu ndaj tij është ngritur aktakuza PP/I nr. 64/12 për vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i KPRK-së, mirëpo për shkak të amnistisë e njëjta është hedhur në bazë të aktvendimit PKR.P. nr 33/13”, thuhet në kërkesë.

Andaj, Prokuroria referuar të lartcekurave, thotë se të gjitha këto rrethana tregojnë rrezikun se me lënien e tij në liri, do të vazhdojë kryerjen e këtyre veprave penale dhe të pengojë edhe rrjedhën normale të procedurës penale.

Ndryshe, Frroku është dorëzuar të martën në Polici dhe është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

I dyshuari Frroku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Klinë, për veprën penale “Ndryshim i njehësorit të shërbimeve” dhe tri vepra penale “Vjedhje e rëndë”.

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë, kishte konfirmuar se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra penale dhe se ndaj tij kishte procedurë për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokuroria bëri të ditur se në vitin 2012 kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Po ashtu, ndaj tij ishte ngritur edhe aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Që nga 7 gushti 2023, Policia e Kosovës, e kishte shpallur në kërkim të dyshuarin Frroku, për vrasjen e ndodhur nё rrugën “Leonard Palucaj”- Klinё, më 7 gusht 2023. Policia kishte njoftuar se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur më pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit.

Policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në fshatin Kosh të Istogut është gjetur vetura e braktisur.

Ndryshe, viktima fillimisht ishte plagosur, por kishte ndërruar më pas jetë në Qendrën e Mjekësisë Famljare në Klinë.

“Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetë i viktimёs dërgohet ne Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhej në njoftimin e Policisë. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori