Dortmund dhe Leipzig përballen në derbin e javës - formacionet zyrtare

Borussia Dortmund dhe RB Leipzig do ta zhvillojnë derbin e xhiros së 23-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës dhe qëllimi është mëse i qartë, titulli i kampionit.
Verdhezinjtë janë në formë të shkëlqyer pasi kanë shtatë fitore radhazi në Bundesliga, derisa RB Leipzig ka marrë pikët maksimale në dy ndeshjet e fundit.
Vendasit duan të vazhdojnë në fitore për të mbetur në krye të Bundesligas, derisa mysafirët gjithashtu kërkojnë pikët e plota për të ngushtuar diferencën në pikë.
Formacionet zyrtare:
Dortmund: Kobel, Ryerson, Sule, Schlotterbeck, Wolf, Ozcan, Brandt, Can, Bellingham, Reus, Haller.
RB Leipzig: Blaswich, Henrichs, Organ, Gvardiol, Halstenberg, Schlager, Haidara, Szoboszlai, Forsberg, Nkunku, Silva.
/Telegrafi/





















































