LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen për herë të shtatë për vlerësim të kushtetutshmërisë, lëndët e padive për kompensim të dëmeve të luftës

Dorëzohen për herë të shtatë për vlerësim të kushtetutshmërisë, lëndët e padive për kompensim të dëmeve të luftës

Organizata joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme pas refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Kryetari i kësaj organizate, Jahir Bejta ka thënë para medieve tha se janë refuzuar nga Gjykatat Themelore paditë e tyre për kompensimin e dëmeve të luftës.


Bejta tha se sot është hera e shtatë që po dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme.

“Sot për herë të shtatë i kemi pru dosjet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të marra nga Gjykata Supreme e Kosovës, përkitazi me dëmet e luftës. Deri më tani Gjykatat themelore padrejtësisht i kanë refuzu, respektivisht i kanë hudhur paditë për kompensim të dëmit. Gjykatat e Apelit i kanë refuzuar ankesat, duke i mbështetur gjykimet e Gjykatave Themelore. Gjykatat Supreme nuk e ka leju procedurën e Revizionit, kurse Gjykatat Kushtetuese fatkeqësisht i trajton si të papranueshme kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë. Gjykatat Themelore janë të obliguara të shqyrtojnë paditë për shkak se të gjitha herët, në të gjitha kohërat, kërkesat për kompensim të dëmeve, janë kompetente Gjykatat në territorin e të cilave kanë ndodhur dëmet”, tha Bejta.

Për më tepër, Bejta tha se Gjykatat Themelore i ka drejtuar ata të shkojnë në Gjykatat e Beogradit.

“Gjykatat Themelore palët paditëse i drejtojnë padrejtësisht në Gjykatat e Beogradit, pasi që nga viti 2010 në korrik, nga momenti i njohjes së aktit si të drejt dhe legjitim mbi shpalljen e pavarësisë nga na e GJND-së, nga ai moment, dy shtete si etnitete janë plotësisht të pavarura dhe sovrane, ndaj gjatë periudhës kontestuese deri në arritjen e një marrëveshjeje, Gjykata e Beogradit nuk e kanë këtë të drejt”, u shpreh Bejta.

Jahir Bejta – “Ngritja e Zërit” dhe Kadri Osa-avokat

Kryetari i organizatës “Ngritja e Zërit”, mendon se Gjykatat Kushtetuese po i mbulon gabimet e gjykatave të rregullta, dhe për këtë arsye po i konsideron të papranueshme kërkesat e tyre.

“Gjykatat Kushtetuese, mendimi jonë është se po orvatet t’i mbuloj marren juridike e Gjykatave të rregullta, duke na i bërë të papranueshme kërkesat. Gjykata Kushtetuese nuk është duke intervenu në rastet kur janë shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, duke u thirr në atë që do të intervenoj nëse janë cenuar drejtpërdrejt nga një organ i Republikës së Kosovës, por nuk është ashtu sepse duhet të intervenoj kurdo që janë shkel të drejtat, nga kushdo. Jemi me shpresë që nëse ndodh Vetingu, shihet një dritë në fund të tunelit është një shpresë se do të na trajtohen lëndët”, tha ai.

Ndërsa, avokati Kadri Osa, tha se Kosova nuk është shteti i parë që paditë një shtet tjetër për dëme të luftës.

“Nuk jemi ne të vetmit që e kemi paditë shtetin tjetër, keni edhe vende tjera. Kemi SHBA-të, ku Austria është paditur atje për dëmet e shkaktuara Izraelit për dëmet e Luftës së Dytë Botërore. Mbesim me shpresë që në të ardhmen të veprojnë me kujdes që të veprojnë kujdesshëm me paditë tona dhe të nxjerrin një vendim të vlefshëm”, tha Osa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori