Dy personat e dyshuar, të përfshirë në të shtëna me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Gani Saramati”, janë dorëzuar në stacionin policor në Prizren.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi.
Sipas të cilit është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet të jetë shkrepur në drejtim të një automjeti tjetër.
“Mbrëmë më datën 30 mars 2024, rreth orës 22:40 është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Gani Saramati” në Prizren. Viktima e rastit, A.S. (29) nga Korisha është paraqitur në stacionin policor të Prizrenit, ku ka raportuar se derisa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën, nga automjeti i tyre, i cili gjithashtu ka qenë në lëvizje, ka nxjerrë armën-pistoletë dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marrë lëndime”, ka thënë Bytyqi.
Policia pasi ka mbledhur provat dhe dëshmitë e mundshme, në konsultim me prokurorinë e shtetit kanë filluar hetime për rastin e cilësuar si vrasje në tentativë.
“Policia ka kërkuar të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Prizren, por ata janë larguar dhe nuk është ditur vendqëndrimi i tyre. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi kanë rënë në kontakt me të dyshuarit, ata sot më datë 31 mars 2024, rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici. Gjithashtu, edhe arma pistoletë e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, ka shtuar Bytyqi.
Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit 48 orë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Erion Veliaj reagon sërish nga burgu

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk