LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen listat e kandidatëve për Këshill Komunal në Tetovë, partitë vijnë me ndryshime

Dorëzohen listat e kandidatëve për Këshill Komunal në Tetovë, partitë vijnë me ndryshime

13 lista me kandidatë, në garën për këshillin e Tetovës, në zgjedhjet e 20 gushtit.

Pos LSDM-së që është në koalicion me partitë më të vogla, subjektet tjera do të garojnë të vetme.

Do të ketë edhe dy lista të pavarura, njofton Alsat.


Partitë politike kanë ndryshuar pothuajse 99 për qind të emrave të njerëzve që do garojnë për këshillin komunal.

Listën e kandidatëve për këshilltarë të BDI-së e udhëheq kreu i degës së Tetovës Faton Ameti.

Aleanca për Shqiptarët, e cila po ashtu ka ndryshuar tërësisht listën e saj, për bartës të listës ka caktuar Abdulla Osmanin.

Bartës i listës së Lëvizja Besa do të jetë ish kryesuesi i këshillit komunal Besar Durmishi.

Listën e PDSH-së e udhëheq Visar Palloshi, ndërsa atë të Alternativës Faton Selami.

“Më mirë për Tetovën” dhe “rezisto” janë dy listat e pavarura për Këshillin e Tetovës.

Elmedina Abdullahu do të udhëheqë edhe në këto zgjedhje listën e “Më mirë për Tetovën”, ndërsa Agon Zaimi është bartës i listës “Rezisto”.

“Si koalicion që janë paraqitur në komisionin komunal është Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ndërsa partitë tjera konkurojnë në këto zgjedhje si parti në vete. Numri i Vendvotimeve mbetet i njëjtë, pra 117 vendvotime, ndërsa sa i përket listës së votuesve e njëjta mbetet e hapur deri në 20 korrik, ndërsa në momentin e mbylljes do e dimë saktë edhe numrin e saktë të zgjedhësve në kuadër të komunës sonë”, tha Nazmi Dauti, Kryetar i KZK.

Më 20 gusht në Tetovë do të votohet në 117 vendvotime.

Të drejtë vote kanë rreth 83 mijë persona.

Deri te zgjedhjet për këshillin Komunal në Tetovë erdhi pas mos miratimit të llogarisë përfundimtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori