LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway

Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqendruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.


Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.

Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.

Zonja Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.

Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016.

Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.

“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Evropa
Kalo në kategori